Drejtoria e Planifikimit e Kontrollit te Zhvillimit te Territorit

  • Sektori i Kadastrës Urbane dhe Infrastrukturës Inxhinierike.
  • Sektori i Urbanistikës Ligjore dhe Kontrolli Teknik i Projekteve.

Urbanistika Studimore Projektuese ka për detyre:

 

 

  • Organizon e ndjek punën për koordinimin e kërkesave të subjekteve të ndryshme në përshtatje me politikat urbane të qytetit;
  • Ndjek projektet urbanistike të propozuara;
  • Përgatit materialet e programit të zhvillimit urbanistik të qytetit, dokumentacionin e planit rregullues të qytetit dhe ia paraqet për shqyrtim materialin këshillit bashkiak, materiale të cilat pasi të aprovohen paraqiten për miratim në KRRT;
  • Mbron planin rregullues të qytetit në KRRT si dhe në KRRTRSH;
  • Zbaton planin rregullues të qytetit;
  • Harton detyra projektimi për investimet publike

Sektori i Kadastrës Urbane dhe Infrastrukturës Inxhinierike:

 

  • Trajton konflikte të ndryshme që lidhen me pronën, për ndërtime në proces;
  • Kryen verifikimet përkatëse në terren e plotëson formularët për këto akte kontrolli në objektet me leje:
    • Kontroll piketime;
    • Kontroll pas përfundimit të kuotës 0.00;
    • Kontroll pas përfundimit të karabinasë;
    • Kontroll i sistemimit të ambjentit rrethues pas përf. të punimeve;
  • Azhornon periodikisht në hartë objektet me leje ndërtimi, miratuar në KRRT;
  • Arshivon materialet e sistemuara në dosje për pronat e paluajtshme publike, shtetërore;
  • Ndjek procedurat ligjore për regjistrimin e pronave të Bashkisë në Zyrën Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme;
  • Përgatit dokumentacionin përkatës të pronave publike, shtetërore për t ua paraqitur Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë Lezhë;
  • Nxjerr e fotokopjon materialet e dosjes, për efekt konfirmim e vërtetim me origjinalet;
  • Llogarite e plotëson faturat për kryerjen e pagesave për dok. dhe fletët e tjera të projekteve, që dalin nga arkivi, për qytetarët e subjektet, njehsuar me origjnalin;
  • Kontrollon gjithë dokumentacionin e lidhjes me infrastrukturën inxhinjerike;
  • Kontrollon planvendosjen e objektit të ndërtuar, distancat nga kufiri i pronës dhe pronat e objekteve kufitare, si dhe lidhjen e objektit me rrugën.

Sektori i Urbanistikës Ligjore dhe Kontrollit Teknik të Projekteve:

  • Kontrollon e mban përgjegjësi për të gjitha akt kontrollet e fazave të ndërtimit;
    • akt kontroll piketimi,
    • akt kontroll kuota 0.00
    • akt kontroll karabinaje,
    • akt kontroll sistemimi,
    • akt kontroll leje shfrytëzimi;
    • genplan azhornimi;
  • Mbi bazën e kërkesës së subj. ndërtuese, për paisjen me leje shfrytëzimi, kryen kontrollin përfundimtar të objektit në përputhje me dokumentacion e miratuar dhe me aktet ligjore e nënligjore, duke përgatitur materialin për shqyrtim;
  • Gjykon e mban përgjegjësi për tër njoftimet, dërguar Ispektoriatit të Ndërtimit e të tjerëve për problemet përkatëse të sektorit;
  • Shqyrton ankesat për ndërtimet pa leje.
  • Shqyrton ankesa të qytetarëve mbi zbatimin e lejes së miratuar;
  • Shqyrton ankesa të qytetarëve për dëmtime të ambjentit rrethues ose të objekteve kufitare me atë që ndërtohet;
  • Kontrollon dok. për kontrollet që ushtrojnë specialistët, sipas fazave të ndërtimit të objektit; Kontrollin përfundimtar të dosjeve, duke përllogaritur detyrimet financiare përkatëse, detyrimin për tërheqjen e lejes së ndërtimit;
  • Organizon e ndjek punën për kontrollin përf. të projekteve dhe përmbajtjes së dosjeve, për kërkesat e miratuara; Kontrollon dokumentacion ligjor si dhe atë teknik-konstruktiv të dosjeve për kërkesat e miratuara me vendim të KRRT-së, bazuar në K T P (kushtet teknike të projektimit);
  • Kontrollin përfundimtar të dokumentacionit teknik të projekt-zbatimit për cdo leje ndërtimi, përputhjen e projektit të arkitekturës me planvendosjen e miratuar dhe respektimin e standarteve të projektimit;
  • Përgatit mbrojtjen e projekteve e të studimeve, të cilat paraqiten në Keshill Teknik e KRRT