Drejtorite e Taksave të Qeverisjes Vendore funksionojnë dhe zbatojnë:

a) Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”( I ndryshuar me ligjin nr .142/2015, date 17/12/2015 ) dhe administrojnë taksat, detyrimet tatimore dhe pagesat publike vendore, me përjashtim të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël .

b) Ligjin nr .9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne RSH” per kundervajtjet administrative dhe sanksionet.

 
Llojet e taksave dhe tarifave vendore vendore :
1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Këstet e këtij tatimi në bazë të ligjit nr. 9632 datë 30.10.2006 i ndryshuar me ligjin nr. 181/2013, dt. 28.12.2013. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 203, dt. 30.12.2013. kanë kaluar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlore.
2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat ,taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore;
3. Taksa e fjetjes në hotel;
4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;
5. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
6. Taksa per zenien e hapesirave publike
7. Taksa e tabeles
8. Tarifat Vendore :
1. Tarife gjelberimi
2. Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave
3. Tarifa e parkimit te automjeteve
4. Tarifa e ndricimit
5. Tarifa e autorizimeve per tregtim karburanti dhe gazi me pakice
6. Tarifa per dhenie leje ushtrim veprimtarie
7. Tarifa te sherbimit veterinar
8. Tarifa e therjes se bagetive
9. Tarifa e depozitimit te mbetjeve te ngurta
10. Tarife ndikimi ne infrastrukturen rrugore nga mjetet e tonazhit te lart
11. Tarifa e vendosjes se tavolinave jashte njesise
12. Tarifa e dhenies se lejeve non stop
13. Tarifa te sherbimit administrativ te bashkise

  •  Cdo subjekt i pajisur me NIPT nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit duhet të paraqitet në zyrat e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore për të bërë aplikimin dhe për të tërhequr detyrimet fiskale vendore.
  • Në momentin që një subjekt aplikon në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, aplikimi i kalon sektorit të kontrollit i cili bën akt kontrollin dhe e dorëzon tek sektori I regjistrimit. Sektori i Regjistrimit bën regjistrimin e subjektit në sistemin informatik dhe i dërgoni me postë detyrimin subjektit.
  • Afati i pagesës së taksave vendore është data 20 Prill të vitit ushtrimor .Për subjektet e regjistruara rishtazi detyrimi tatimor do të llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.
  • Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që, brenda afatit të parashikuar ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”  për pagesë, të paguajë shumën e detyrimit tatimor e të kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë, të barabartë me 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit, gjatë të cilit pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, shuma nuk mund të jetë më e madhe se 25 për qind e detyrimit të papaguar.