Të dhëna të përgjithshme

Zona Gjeografike: Bashkia e Selenicës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Mallakastër, Tepelenë dhe Memaliaj, në jug me bashkinë Himarë dhe perëndim me bashkinë Vlorë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Selenicës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, zona e bashkisë së re Selenicë ka një popullsi prej 18.476 banorësh ndërsa në Regjistrin Civil rezulton me 35.793 banorë. Dallimi i madh mes shifrave të regjistrit civil dhe të censusit flet për një shkallë të lartë emigrimi. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 561.24 km2. Sipas të dhënave të censusit, bashkia e re ka një densitet prej 32.9 banorësh për kilometër katror ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 63.77 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative, të cilat janë: Selenicë, Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster dhe Brataj. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Vlorës dhe qarkut të Vlorës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 47 fshatra.

shtrirja