Sot 5 Maji.
Edhe në Bashkinë Selenicë si në c’do Bashki të Republikës së Shqipërisë u kremtua 5 Maji nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë dhe Shoqatës së Veteranëve.U bënë homazhe pranë Lapidarëve dhe u vendosën kurora me lule në emër të Bashkisë,Shoqatës dhe familjarëve të të rënëve.Administrata e Bashkisë u nda sipas Njësive Administrative për të qenë kudo e pranishme në këto ceremoni.Kryetari I Bashkisë asistoi në vendlindjen e tij,Sevaster,ku vendosi kurora me lule pranë Lapidarit dhe kreu vizita në familjet e të rënëve.Në qendër të qytetit te Selenicës asistoi N/Kryetari I Bashkisë si dhe Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës për përkujtimin e kësaj dite.Po kështu në të gjitha qendrat Administrative është përkutjuar kjo ditë homazh nga Administratorët e Njësive dhe stafi I tyre.Edhe një herë Bashkia Selenicë përulet me nderim dhe respekt të thellë ndaj atyre që luftuan dhe aspiruan për Liri dhe Demokraci.Mirënjohje dhe respekt për ta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*