kryetari-foto

Lindur më 24 Shkurt 1968, Vlorë

Profesioni: Menaxher

I diplomuar në degën Menaxhim-Turizëm, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Përparim Shametaj ka drejtuar për një kohë të gjatë Komunën Sevaster. Që prej vitit 2003 deri në vitin 2013 ai ka qenë kryetari I komunës dhe ka drejtuar me kompetencë dhe efektivitet administratën, ka nxitur projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe ka shërbyer me përkushtim. Pikërisht prej kësaj pune dhe falë aftësive të tij drejtuese dhe manaxheriale Shametaj gëzon reputacion të gjerë në komunitet. Në zgjedhjet parlamentare ai kandidoi për deputet, çfarë e detyroj të largohet nga drejtimi i Komunës, por asnjëherë nga problemet e zonës dhe as nga shqetësimet e komunitetit.

Përparim Shametaj ka gjithë përvojën e drejtimit të pushtetit lokal, ka vizionin e një politikani të pjekur dhe ka mbështetjen e gjerë të komunitetit si asetet mbi të cilat bazon programin e tij për të drejtuar Bashkinë Selenicë. Sfida e tij është ndryshimi rrënjësisht i gjendjes së infrastrukturës dhe krijimi i hapsirave për sipërmarje që t’i përgjigjet kërkesës së lartë për punësim. Nga punësimi vjen dinjiteti. Bashkia Selenicë ka nevojë pikërisht për këtë vizion që Përparimi ka shpalosur.