Hapi i parë: Rregjistrimi ligjor i Biznesit Tuaj pranë QKR-së

Për të plotësuar hapin e parë Ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për regjistrim biznesi Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) duke u paraqitur me Karten e identitetit.

Hapi i dytë: Rregjistrimi fiskal i Biznesit Tuaj në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore

Pas regjistrimit te Biznesit Tuaj ne QKR Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore me qëllim regjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Esktraktin e Rregjistrimit të marrë nga QKR-ja

2. Një kopje të Numrit të Identifikimit të Subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja

3. Një fotokopje e Dokumentit të Identifikimit

4. Dokumentat e pronësisë

4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qeramarrës, bashkangjitur planimetria e objektit dhe plan-vendosja e saj

4.2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse

4.3. Fotokopje Kontrate shitblerje.

4.4. Fotokopje Akt-Sipermarrje (vertetim i Marrjes ne dorezim nga Firma)

4.5. Fotokopje Formular vet-deklarimi per legalizim.

5. Dokumenta të tjerë për rastin e Shoqërive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh

5.1 Akti i Themelimit të Shoqërisë

5.2 Statuti i Shoqërisë