Drejtoria e Sherbimeve Publike
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka si objektiv dhe po punon, që, të realizojë shërbimet publike për komunitetin dhe t’i përmirësojë ato vazhdimisht duke programuar, planifikuar, monitoruar dhe realizuar këto objektiva në interes të komunitetit qytetar, të ndërtojë strategjitë për programimin, planifikimin dhe implementimin e investimeve në veprat publike, të harmonizojë gjithë veprimtarinë e enteve të ndryshme, veprimtaria e të cilave ka të bëjë direkt ose indirekt me shërbimet dhe veprat publike të Selenices.

  • emergjencat civile, marrin kujdesin dhe vlerësimin e drejtorisë, qoftë për masat parambrojtëse dhe për ndërhyrje rast pas rasti; janë bërë disa ndërhyrje nga ana jonë.
  • gjelbërimi dhe ndricimi janë sektorë me përparësi për Drejtorinë e Shërbimeve Publike; aktualisht po punojmë si për mirëmbajtjen e ndricimit egzistues por edhe për shtrirjen e tij në periferi të qytetit; është bërë një studim i vecantë dhe po ecim hap pas hapi në realizimin e tij.