Drejtoria e Burimeve Njerezore

  • Ka si funksion kryesor te ofroje ne perputhje me legjislacionin dhe politikat lokale te deklaruara e votbesuara nga komuniteti, sherbimet njerezore si ato qe lidhen me personelin dhe praktikat e rekrutimit per ne administraten e Bashkise dhe ne aspektin e mirëadministrimit te detyres funksionale nga çdo punonjes i administrates dhe institucioneve vartese.
  • Kjo drejtori krijon premisa dhe kushte qe administrata te realizoje sherbimet baze ndaj komunitetit në përputhje me legjislacionin, me politikat e zhvillimit, vendimet e Keshillit Bashkise, udherat dhe urdheresat e dala nga Kryetari i Bashkise.
  • Pergatit infrastrukturen ligjore, per fillimin e procedurave per rekrutimin e punonjesve te rinj ne administraten e Bashkise.
  • Merr masa dhe organizon punen, per trajnimin dhe kualifikimin e personelit, duke i dhene prioritet punonjesve te rinjë, ne sektorë te ndryshem te Bashkise.
  • Nepermes sektoreve te veçante si protokolli dhe arkivi, ka pergjegjesine te ruaj, administroje dhe arkivoje dokumentacionin zyrtar qe hyn apo prodhohet nga punonjesit e Bashkise.
  • Krijon kushte dhe mundëson takimet e Kryetarit te Bashkise, me persona zyrtare dhe komunitetin e interesuar, per takime me rendesi publike (zyrtare) dhe vetjake.
  • Pergjigjet per problemet e mbarevajtjes se sherbimeve logjistike brenda Bashkise; Nenshkruan kontrata lidhur me sherbimet qe ofron kjo drejtori punonjesve te administrates ne raport me te tretet.
  • Evidenton problematiken e dites dhe ndihmon ne shmangjen e faktoreve subjektiv qe pengojne ecurine e proceseve normale ne sherbim te komunitetit dhe detyrave te ngarkuara.
  • Propozon projekte, per permiresimin e punes, per ngritjen e nivelit teknik dhe administrativ te punonjesve dhe ofron mundesi, per kualifikim e shkembim pervoje me njesi homologe dhe institucione trajnuese, brenda e jashte vendit.
  • Harton rregulloren e Bashkise dhe nxit e asiston hartimin e rregulloreve te institucioneve vartese, ne baze te kompetencave ligjore dhe pervojes se punes te çdo sektori.
  • Pergatit, administron dhe pasuron ne menyre permanente dokumentacionin e personelit te administrates dhe institucioneve vartese.